Zëvendësndihmës Sekretari Amerikan për Ballkanin Perëndimor, Aleksandër Kasanof, ka shpallur SPAK dhe kreun e tij, Altin Dumani, si “kampionë të luftës kundër korrupsionit”.
Kasanof theksoi se ky çmim është për SPAK dhe për gjithë qytetarët e Shqipërisë, duke vlerësuar punën e bërë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit.
Zyrtari i lartë amerikan gjithashtu përgëzoi qeverinë për dëgjimin e kërkesave të qytetarëve për ndryshim, duke shtuar se SPAK ka rritur besimin e shqiptarëve për drejtësi.
Ai përmendi rekomandimin për zgjatjen e mandatit të prokurorëve të SPAK, si një hap të rëndësishëm për vazhdimin e këtij procesi të suksesshëm.
“Urime z Dumani që u shpall kampion për luftën ndaj korrupsionit. Çmimi për Dumanin është për SPAK dhe për të gjithë qytetarët e Shqipërisë.
Sekretari Amerikan i Shtetit përgëzon punën e bërë kundër korrupsionit dhe krimit në Shqipëri. U desh guxim i madh për të nisur këtë udhëtim.
U desh guxim për të ngirtur një institucion të pavarur drejtësie. Qytetarët duhet ta dijnë se ankesat e tyre do të merren në konsideratë. SPAK do të vendosë Shqipërinë në anën e duhur të historisë.
Qytetarët kërkuan ndryshimin dhe qeveria i dëgjoi. SPAK ka rritur besimin tek qytetarët për drejtësi në vend. Rekomandojmë zgjatjen e mandatit te prokurorëve.”