Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Përrenjas- Qafë-Thanë.
Mësohet se dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën si pasojë e reshjeve të shiut dhe mjegullës së dendur.
Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për shkaqet e plota të aksidentit.