Basha: Berisha na akuzonte për pazar me Ramën sot e pranoi bashkëpunimin


Kryetari i Partisë Demokratike Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka akuzuar ish-kryeministrin Sali Berisha për hipokrizi dhe sabotim të drejtësisë, duke pranuar vetë se amnistia e votuar në bashkëpunim me kryeministrin Edi Rama ishte një goditje kundër SPAK-ut.

Basha tha se Berisha ka pranuar publikisht që pakti i tij me mazhorancën ka sabotuar përpjekjet e SPAK-ut për të luftuar pandëshkueshmërinë, ndërsa nuk mban përgjegjësi për lirimin e të korruptuarve.

Ky është momenti për shqiptarët të kuptojnë se kush ka vepruar gjithmonë me koherencë dhe kush ka bërë pazare në kurriz të luftës kundër korrupsionit,” u shpreh Basha.

Ai i bëri thirrje qytetarëve që më 11 maj të zgjedhin midis atyre që mbështesin sinqerisht punën e SPAK-ut dhe atyre që përdorin parlamentin për të shpëtuar të korruptuarit. “Zgjidhni të ardhmen, jo hipokrizinë,” përfundoi Basha.

Berisha pranon vetë se amnistia e votuar me Ramën ishte një goditje kundër SPAK, por nuk mban përgjegjësi për lirimin e të korruptuarve. Kjo është hipokrizi në formën e saj më të pastër.

Dikur na akuzonte ne se po shpifnim vetëm sepse paralajmëruam disa herë pasojat e pazarit mes tij dhe Edi Ramës, ndërsa sot pranon hapur se pakti i tij me mazhorancën sabotoi drejtësinë dhe mesazhin që SPAK kërkon të çojë kundër pandëshkueshmërisë.

Ky është momenti për shqiptarët të kuptojnë se kush ka vepruar gjithmonë me koherencë dhe kush ka bërë pazare në kurriz të luftës kundër korrupsionit.

Më 11 maj, vota juaj do të jetë mes atyre që mbështesin sinqerisht punën e SPAK, dhe atyre që e përdorin parlamentin për të shpëtuar të korruptuarit. Zgjidhni të ardhmen, jo hipokrizinë!”, shkruan Basha.