BE-ja në “ngërç” me Rusinë – Ministri i Jashtëm i Austrisë


Bashkimi Evropian dhe Rusia janë të bllokuar në një “ngërç sistematik”, ka thënë ministri i Jashtëm austriak Alexander Schallenberg. Megjithatë, ai tregoi se Vjena nuk do e braktisë asnjanësinë e saj tradicional dhe do vijojë të mbështesë Ukrainën.

Që nga përshkallëzimi i luftës në Ukrainë në shkurt 2022, një numër zyrtarësh të BE-së kanë sugjeruar se Moska mund të ketë plane agresive ndaj bllokut. Presidenti rus Putin i ka hedhur poshtë vijimësisht këto akuza si “të pakuptimta”.

Në një intervistë për gazetën “Der Standard” të mërkurën, Schallenberg tha se, ndërsa BE-ja dhe Rusia nuk ishin “në luftë siç përcaktohet nga ligji ndërkombëtar, ne jemi në një ngërç”. Ai pretendoi se Rusia dhe kundërshtarët e tjerë “po përdorin liritë tona, mediat sociale, liritë e tubimit dhe fjalës, për të minuar shoqërinë tonë duke mbjellë përçarje dhe trazira”.

Sipas ministrit të Jashtëm austriak, këto sulme të supozuara marrin gjithashtu formën e operacioneve të ndikimit. Ai foli në favor që autoritetet austriake të jenë në gjendje të “shikojnë” komunikimet në aplikacionet e mesazheve WhatsApp dhe Telegram, duke shtuar se “ka të bëjë me aftësitë mbrojtëse të shoqërisë”.

Masa të tilla justifikohen “sepse ne nuk jemi më në një “konkurrencë miqësore”, argumentoi ai.

Duke komentuar konfliktin në Ukrainë, Schallenberg tha se Austria nuk mund të nënshkruajë me mentalitetin “çfarëdo që duhet” të disa vendeve të tjera anëtare të BE-së kur bëhet fjalë për mbështetjen e Kievit. Diplomati vuri në dukje se, si shtet asnjanës, Austria nuk po furnizon apo blen armë për Ukrainën.