Vendosni fjalën kyçe....

Mblidhen dy Kuvendet, Rama: Pezmatimi i aleatëve tanë strategjikë për Kosovën, na pengon të bëjmë sa do të donim


Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ka negociuar me presidenten Vjosa Osmani gjatë samitit të BE-së për heqjen e sanksioneve të BE-së ndaj Kosovës.

Rama e cilësoi këtë situatë si një “absurditet absolut”, duke theksuar se dëshira e tij është që Shqipëria dhe Kosova të mos jenë në pozita të ndryshme në tryezën e negociatave për anëtarësim në BE dhe në listën e sanksioneve.

Ai theksoi se së bashku me presidenten Osmani kanë këmbëngulur për heqjen e masave dhe siguruan që fondet e BE-së të mos digjen për shkak të këtyre sanksioneve.

Rama theksoi se Kosova duhet të njihet sa më shpejt nga të gjitha shtetet evropiane dhe se nuk duhet lejuar që asnjë faj të bjerë mbi Kosovën për degradimin e dialogut të normalizimit, që sipas tij, i takon vetëm Serbisë.

“Dëshira ime e zjarrtë është të mos jemi njëri në tryezën e negociatave për anëtarësim në BE e tjetri në listën e sanksioneve të BE-së të cilat sot janë një absurditet absolut.

Së bashku me presidenten në samitin e BE-së dy ditë më parë këmbëngulën me forcë që ato masa të hiqen dhe siguruam që të gjitha fondet e BE-së që janë penguar të lëvrohen për shkak të atyre masave të mos digjen.

Por ne duhet të jemi dorë për dore, paqedashës e paqeruajtës për të bindur dora dorë edhe spektikët më të mëdhenj në BE për absurditetin e rezervave të tyre ndaj njohjes së Kosovës si shtet sovran.

Në sytë e tyre barra e fajit për degradimin e dialogut europian të normalizimit duhet ti bjerë e gjitha vetëm Serbisë por kurrsesi nuk duhet të lejojmë qoftë dhe një gram ti bjerë Kosovës.

Duam që Kosova të njihet një orë e më parë nga gjithë ato vende europiane që ngurrojnë ta pranojnë realitetin e pakthyeshëm të Kosovës, përfshi dhe Serbia që e ka mundur me luftë e nuk ka asnjë arsye ta lidhë fatin europian të saj.

Duam ta ndihmojmë me të gjithë sa kemi në dorë por mundësitë tona nuk mund të krahasohen as me ato të miqve e aletatëve tanë strategjikë e pezmatimi I tyre me Kosovën na pengon të bëjmë sa do të donim e të mund të bënim në këtë kohë kur të gjitha yjet janë reshtuar në favcor të shqiptarëve.”