Vendosni fjalën kyçe....

Mediu: Beogradi mik me Tiranën, sjell pasoja për Prishtinën


Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu tha në mbledhjen e dy Kuvendeve të Shqipërisë e Kosovës tha se Tirana e Prishtina duhet të bashkëpunojnë fort me njëra-tjetrën.

Në fjalën e tij ai theksoi se Beogradi e ka bërë zgjedhjen e tij drejt Rusisë e Kinës dhe se miqësia e tij me Tiranën sjell pasoja për Kosovën.

“Të gjithë ne duhet të mbrojmë historinë e Kosovës. Duhet të punojmë bashkë jo për pushtet, por për shtet. Serbia ka bërë zgjedhjen e saj, me Rusinë e Kinën. Serbia vazhdon me idetë e Serbisë së Madhe, deklaron se Europa e NATO janë hipokrit, thonë se Serbia nuk do e njohë pavarësinë e Kosovës. Serbia sheh shpresë nga Moska. Beogradi një mik për Tiranën sjell pasoja për Kosovën. Serbia po përpiqet të destabilizojë Kosovën. Të vendosemi në mbështetje të kauzës kombëtare. Përulem ndaj atyre që padrejtësisht ndodhen në Hagë dhe të gjithë në duhet të mbrojmë historinë dhe luftën e Kosovës. Mirënjohje të përjetshme SHBA-së, NATO-s, Presidentin Clinton që udhëhoqi NATO-n kundër gjenocidit serb, Presidentin Bush që në vitin 2007 shpalli mbështetjen për pavarësinë e Kosovës dhe futjen e Shqipërisë në NATO. Një reflektim dhe për vetën tonë, ne jemi zgjedhur që t’i shërbejë shqiptarëve dhe interesit  Kombëtar duke i parë ata përballë.” – tha ndër të tjera Mediu.