Vendosni fjalën kyçe....

Osmani: Të ngremë zërin për të drejtat e shqiptarëve kudo jetojnë


Në fjalën e saj gjatë mbledhjes së përbashkët të parlamenteve të Kosovës dhe Shqipërisë, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, theksoi rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO, duke shpallur se kjo do të përbënte fundin e agresionit serb.

Osmani u shpreh se një Shqipëri më e fortë do të thotë një Kosovë më të fortë, dhe se bashkëpunimi mes dy vendeve është thelbësor për forcimin e kombit shqiptar.

Ajo theksoi se aspirata e Kosovës dhe Shqipërisë për anëtarësimin në BE është pasqyrim i identitetit të përbashkët dhe se BE do të jetë më e sigurt dhe më e plotë me praninë e Kosovës dhe Serbisë.

“Është nder t’ju drejtoheni ne këtë sesion të përbashkët në një takim që pasqyron jo vetëm trashëgimin tonë, por vendosmërinë tonë për të krijuar një atë ardhme të denjë për popullin ton që ka treguar forcë të jashtëzakonshëm dhe një angazhim për drejtësi, liri dhe mirëqenie. Kjo seancë e përbashkët duhet të shërbej si një thirrje për veprim, një kujtesë që qëllimi ynë kërkon një përpjekje edhe me të madhe.

Një Shqipëri më e fortë do të thotë një Kosovë edhe më e fortë. Një Kosovë më e suksesshme e ngre edhe me lartë Shqipërinë. Historia nuk do na gjykojë me dashamirësi nëse nuk do arrijmë për të nderuar unitetin dhe harmoninë  domosdoshme. Secili prej nesh duhet të luaj rolin e tij në avancimin e shteteve dhe të qytetarëve tanë brenda familjes së BE. Lidhja e thellë mes Kosovës dhe Shqipërisë është e rrënjosur thellë në histori, sakrifica të panumërta dhe në një vizon të përbashkët për të ardhmen.

Nuk është vetëm lidhje simbolike, por themel i pathyeshëm mbi të cilin duhet të nderojmë bashkëpunim më të madh. Shqipëria dhe Kosova nuk janë vetëm dy shtete të pavarura, por pjesë të pandashme të një kombi të madh, të bashkuar nga në histori e lavdishme  dhe një e ardhme e ndritur. Të dy Parlamentet tona kanë rol vendimtar në forcimin e lidhjeve të vendeve tona për qytetarët tonave.

Të nderuar deputetë të dy Kuvendeve, derisa na kemi mbledhur këtu në një kohë kur Shqipëria po bën hapa vendimtare në rrugën e saj Evropian, duke të shpreh urimet e përzemërta për liderët e Shqipërisë dhe qytetarëve. Kjo arritje është krenari jo vetëm për Shqipërinë por për të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë. Edhe Kosova si përherë mbetet me përkushtim të palëkundur për integrimin në BE dhe angazhimi ynë është i çdo ditshëm. Nuk është vetëm një qëllim politik, por të asaj se kush jemi, pasqyrim i identiteti dhe vizioni tonë. Kombi ynë mbrojti portën e fundit të Evropës.

Vlerat që qëndron BE, qëndrojnë dhe në vetë themelet e kombit tonë. Pengesat me të cilat Kosova përballet janë tejet të mëdha. Padrejtësitë ndaj Kosovës sa vijnë dhe rriten për t’i tejkaluar na duhet mbështetje  e vazhdueshme e Shqipërisë. BE do jetë më i plotë më shtetet tona. Anëtarësimi i Kosovës në NATO, do i jap fund apetiteve destabiluese të Serbisë ndaj Kosovës. Për të arritur këtë është jetike të forcojmë koordinimin mes dy shteteve tona. Për Kosovën Shqipëria ka qene më shumë së një shtet motër, por një aleat. Edhe sot mbetet një shtyllë e fortë e mbështetjes sonë.”