Vendosni fjalën kyçe....

Pjesë e grupit që do vriste dhëndrin e Qazim Sejdinit, dënohen me 27 vite burg tre persona


Majtas Iliran Feçi, në mes Sokol Sanxhaktari, djathtas Elvis Koçi

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 27 vite burg në total tre persona të cilët akuzohen si pjesë e një grupi që do vriste dhëndrin e ish-kryebashkiakut të Elbasanit Qazim Sejdini, Sokol Sanxhaktari.

Elvis Koçi u dënua me 7 vite burgndërsa Ilirian Feçi e Agim Gjini me nga 10 vite burg.

Për pjesën tjetër të grupit që u godit gjatë operacionit “Plumbi i artë” vijon gjykimi i zakonshëm për shkak se akuzohen për vepra më të rënda peanale. Pjesë e këtij grupi janë Nuredin Dumani, Henrik Hoxha, Skerdi Tase, Enver Diva, Besjan Xhixha.