Vendosni fjalën kyçe....

Spiropali: Dialogu me Serbinë duhet të ketë rezultat njohjen e ndërsjellë mes dy vendeve


Kryeparlamentarja Elisa Spiropali, gjatë mbledhjes së përbashkët mes Kuvendit të Kosovës dhe Shqipërisë në Prishtinë, theksoi se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë duhet të përfundojë me njohjen e ndërsjellët dhe përfundimtare.

Ajo theksoi se pa një marrëveshje të tillë, ky rajon do të vazhdojë të mbetet një “dhembje koke” për banorët e tij. Spiropali shtoi se sfidat që ka Kosova janë të kuptueshme dhe janë gjithashtu sfida për Shqipërinë, që burojnë nga e drejta natyrore dhe Kushtetuta e saj.

Kryeparlamentarja kërkoi një marrëveshje ligjore që mundëson njohjen e Kosovës, anëtarësimin e saj në OKB dhe BE, si dhe trajtimin e minoriteteve sipas Kushtetutës.

Elisa Spiropali: Sfidat specifike që Kosova ka janë te kuptueshme dhe janë njëherazi edhe sfidat tona që burojnë nga e drejta e natyrshme dhe Kushtetuta jonë.

Dialogu Kosovë-Serbi, në koordinim të plotë me partnerët tanë të përbashkët strategjikë, SHBA dhe BE, duhet të ketë medoemos si rezultat përfundimtar nënshkrimin e një marrëveshje të detyrueshme ligjore që mundëson njohjen e ndërsjellët mes dy vendeve, anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe BE, si edhe trajtimin e minoriteteve komform Kushtetutës.

Pa njohje të ndërsjellë dhe përfundimtare, pa dalje me guxim nga labirinthet artificiale që krijohen nga interesa të ditës, por edhe të votës, ky skaj i Evropës do të jetë gjithmonë një dhembje koke për banorët e tij.

Kemi bindjen e palëkundur se Kosova do ta përmbyllë këtë proces si një shtet me vizion euroatlantik, si një partner strategjik.