Vendosni fjalën kyçe....

Atentati ndaj Ines Hajrullahut, SPAK jep pretencën për 3 të dyshuarit


SPAK shpalli pretencën për tre personat që organizuan një atentat ndaj Inez Hajrullas, ngjarje e cila u parandalua nga policia.

Për Leonard Luzin i cili akuzohet si organizator u kërkua dënimi me 11 vite burg, për të pandehurin Muharrem Koroveshi 10 vite burg, ndërsa për të penduarin e drejtësisë Amarildo Nikolli 2 vite e 9 muaj burg.

Tre të pandehurit përfitojnë ulje të 1 të tretës së dënimit për shkak të gjykimit të shklurtuar, raporton gazetarja Klodiana Lala per BW.

Atentati në tentativë ndaj Inez Hajrullas u zbardh nga rrëfimi i të penduarit Nikolli i cili tha se ishte pajtuar nga Luzi për të kryer vrasjen, por nuk mundi ta ekzekutonte shënjetrën, pasi u arrestua nga policia.