Kreu i grupit parlamnetar të PD-së Bardhi përsëriti sot akuzat ndaj ministres së Infrastrukturës Balluku lidhur me projektin për ndërtimin e një termocentrali në Roskovec.
Ai e përsëriti të njëjtën gjë edhe në seancën e së enjtes në Kuvend duke i kërkuar ministres dhe deputetëve të Fierit qëtë konsultohen me banorët e zonës para se të vënë në zbatim një projekt të tillë.
Bardhi shkruan se Balluku ka miratuar në fshehtësi VKM-në për ndërtimin e termocentralit, pa asnjë konsultim me ta. Sipas tij, ky veprim është tregues i arrogancës nga pushteti 12-vjeçar ndërsa thekson se PD-ja është në krah të banorëve.
“Belinda Balluku i ka bërë Roskovecit dhuratë për festat e fundvitit miratimin me VKM në fshehtësi, pa asnjë transparencë dhe pa asnjë konsultim, ndërtimin e një TEC-i. Refuzimi për të dëgjuar zërin e banorëve dhe mungesa e çdo konsultimi me to, është shenjë e arrogancës nga pushteti i pa merituar i 12 viteve. Sot në opozitë dhe nesër në qeverisje, kemi qenë dhe do jemi në krah të banorëve, për të dëgjuar dhe për ti dhënë zgjidhje shqetësimit të tyre legjitim.”