Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka shpallur një plan të ri për rritjen e sigurisë në shkolla, duke përfshirë disa masa të reja për të mbrojtur nxënësit.
Ajo ka njoftuar se një nga hapat e parë do të jetë mbyllja e aksesit në rrjetin social Tik Tok, pasi shumë prindër janë pro kufizimit të përdorimit të tij nga adoleshentët për shkak të ndikimit të mundshëm në shëndetin mendor.
Në kuadër të planit të ri, do të vendosen kamera inteligjente për monitorimin e shkollave dhe hapësirave përreth tyre, si dhe do të dyfishohet numri i oficerëve të sigurisë për të garantuar sigurinë e nxënësve.
Përveç kësaj, do të rritet numri i psikologëve në institucione arsimore për të mbështetur fëmijët në aspektin mendor
“Shumica e prindërve janë pro mbylljes së Tik Tok. Janë edhe për aksesin e kufizuar të adoleshentëve në rrjetet sociale, pasi ndikojnë në shëndetin mendor të fëmijëve.
Bota virtuale shpesh shfaq edhe probleme. Përmes një planit të ri, ne synojmë që të rrisim sigurinë në shkollë dhe jashtë saj.
Plani i Ri i Veprimit ka katër shtylla kryesore, ku siguria fizike e dixhitale është prioritet. Ne kemi vendosur bllokimin e Tik Tok-ut.
Ne do vendosim kamera inteligjente, për vëzhgim efektiv në shkollë dhe jashtë shkollës. Do dyfishojmë oficerët e sigurisë në shkolla. Do ketë më tepër psikologë në institucione arsimore.”