Agron Shehaj i është përgjigjur Flamur Nokës pasi ky i fundit e pyeti publikisht nëse kishte drekuar në Firence me Sekretarin e Ramës, Engjëll Agaçi, kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj dhe vëllain e këtij të fundit
Gjithashtu Noka e pyeti në emisionin Kjo Javë në News24 Shehajn nëse kishte biznes në Itali me vëllain e Veliajt.
Në një përgjigje oër BW, Shehaj i ka quajtur shpifje të gjitha pretendimet e Nokës ndërsa thekson se as dhuna dhe as shpifjet nuk do e ndalojnë. Shehaj thotë gjithashtu se shqiptarët po vidhen në bashkëpunim nga PS-PD
“Këto janë të gjitha shpifje. Do të doja shumë që të mos flisnim për shpifjet e Flamur Nokës sepse ajo që ndodhi në Parlament është diçka që e panë të gjithë. Ky është vazhdimi i asaj që ka ndodhur në Parlament. Nga dhuna fizike kanë kaluar në dhunën mediatike me shpifje. Këto janë 3 budadallëqe që vetëm një dikush që i ka ngelur ora tek politika e 1991 mund të vazhdojë dhe të ripërsërisi. Do të dëgjoni çdo ditë nga një shpifje të tillë. Jo 3 po dhe 10-30-100. Nuk më ndalon dhuna, nuk më ndalojnë shpifjet. Unë këtë betejë e kam filluar e do ta çoj deri në fund. Po vidhen shqiptarët përditë. Nuk po vidhen vetëm nga mazhoranca, por po vidhen në bashkëpunim. Kjo është kauza ime dhe për këtë do të flas. Janë shpifje, shpifje, shpifje. Janë totalisht shpifje. Unë i ftoj qytetarët të shikojnë shpifjet nga një anë dhe faktet nga ana tjetër. Ai nuk e fsheh, është fakt që Flamur Noka thotë që skandali prej 1.3 miliard euro është një çështje fake, e thotë vetë, nuk është një thashethem apo akuzë që unë bëj. Janë fakte. Me kë është Flamur Noka është fakt. Nuk ke nevojë ta vrasësh mendjen, e shikon sepse ta plasin në fytyrë”, tha Shehaj.