Kreu i Lëvizjes Bashkë Arlind Qori ka kritikuar ashpër vendimin e kryeministrit Rama për mbylljen e rrjetit social TikTok.
Sipas Qorit, vendimi i Ramës snontë fshehë përgjegjësinë e qeverisë së tij për mugesën e sigurisë në shkolla, dështimin e programeve educative, shfarosjen e hapësirave publik e sportive dhe degradimin e institucioneve kulturore.
Ai vëren gjithashtu se mbyllja bëhet në pesë muajt e fundit të fushatës para zgjedhjeve të përgjithshme të 11 majit 2025.
“Cila qeveri në botë do të guxonte të mbyllte mjetin kryesor të komunikimit publik e politik pesë muaj përpara zgjedhjeve parlamentare?! Cili kryeministër mund të ishte aq i paskrupullt sa t’i fshihej përgjegjësisë së shtetit për mungesën e sigurisë në shkolla dhe në rrugë, për dështimin e programeve edukative, për shfarosjen e hapësirave publike e sportive dhe për degradimin e institucioneve kulturore deri në pikën sa ta transferonte fajin kryekëput te TikToku?! Ua them unë: Edi Rama. Po e mbyll me një thënie të një prej Etërve Themelues të SHBA, Benjamin Franklin: “Kush dorëzon lirinë për të fituar pak siguri të përkohshme, nuk meriton as lirinë dhe as sigurinë.”