Vendosni fjalën kyçe....

Sulmi në Gjermani, Begaj: Akt frikacak, jo dinjitoz dhe i pajustifikueshëm


Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas sulmit terrorist në Magdeburg të Gjermanisë, ku humbën jetën të paktën 4 persona. Ai e ka quajtur këtë sulm një akt frikacak dhe të pajustifikueshëm, duke theksuar se duhet të dënohet në termat më të ashpër.

“Sulmi i tmerrshëm ndaj qindra njerëzve paqësorë në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg të Gjermanisë duhet të dënohet në termat më të ashpër si një akt frikacak, jo dinjitoz dhe i pajustifikueshëm.

Shqipëria qëndron me vendosmëri me popullin e Magdeburgut dhe të gjithë Gjermanisë me këtë rast dhe shpreh ngushëllimet dhe solidaritetin më të thellë me familjet e viktimave”, shprehet Begaj.