Vendosni fjalën kyçe....

Aeroplan i vogël rrëzohet në qytetin brazilian, 10 viktima


Të paktën 10 persona vdiqën pasi një aeroplan i vogël u rrëzua në një qendër urbane në qytetin jugor brazilian të Gramados, ku u përplas medisa ndërtesa të dielën.

Mbrojtja civile e Rio Grande do Sul, rajoni ku ndodhet Gramado, tha se të paktën 17 persona u plagosën. Shumica u shtruan në spital për shkak të thithjes së tymit nga zjarri i shkaktuar nga aksidenti, shtoi Departamenti i Sigurisë Publike të rajonit.

Përplasja ndodhi disa minuta pasi avioni u ngrit të dielën në mëngjes, sipas Mbrojtjes Civile Kombëtare.

Avioni u përplas me oxhakun e një ndërtese, më pas me një banesë dhe në fund në një dyqan mobiljesh, me mbeturinat që goditën edhe një bujtinë, shtoi mbrojtja civile.

Sipas informacioneve paraprake, në aeroplan ndodheshin 10 persona. Mbrojtja Civile e Rio Grande do Sul ka numëruar deri tani të paktën 10 viktima, por është e paqartë nëse të gjithë ishin udhëtarë.