Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar vendimin për mbylljen e platformës TikTok në vend, me qëllim mbrojtjen e sigurisë dhe mirëqenies së fëmijëve dhe të rinjve në hapësirën digjitale. Ky vendim vjen pas analizave dhe shqyrtimit të mundësive për të garantuar një mjedis më të sigurt online, përballë rreziqeve që mund të vijnë nga përdorimi i platformave sociale.
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK), në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit dhe disa institucione të tjera publike, ka kontribuar në analizën teknike dhe shkencore që ka çuar në marrjen e këtij vendimi.
Hapat drejt implementimit të këtij vendimi përfshijnë nisjen e procesit tekniko-ligjor për bllokimin e TikTok në nivel kombëtar, me një periudhë afatgjatë prej rreth një viti.
Njoftim i rëndësishëm për mbylljen e TikTok në Shqipëri
Kryeministri i Shqipërisë, z. Edi Rama, ka bërë të ditur sot vendimin për mbylljen e platformës TikTok në Shqipëri, me qëllim sigurinë dhe mirëqenien e fëmijëve dhe të rinjve në hapësirën digjitale.
Hapat drejt implementimit përfshijnë nisjen e procesit tekniko-ligjor, për bllokimin e platformës Tik-Tok në një masë të gjerë në nivel kombëtar, me kohëzgjatje afërsisht 1 vit.
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit dhe disa institucione të tjera publike, ka kordinuar dhe ofruar një kontribut në analizën paraprake teknike dhe shkencore për ndërmarrjen e këtij vendimi kaq të rëndësishëm.
AKSK do të vazhdojë të jetë një pjesë thelbësore e procesit të implementimit, duke ofruar ekspertizën e saj për të siguruar zbatimin e suksesshëm të këtij qëllimi.