Një 35-vjeçar është arrestuar në Poliçan pasi akuzohet për kultivimin e shitjen e lëndëve narkotike.
Në pranga ka rënë A.L. banues në Poliçan ndërsa gjatë kontrollit në banesën e tij dhe zonën përreth policia gjeti 2.2 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis.
Ai akuzohet gjithashtu për dhunë ndaj bashkëshortes.