Katër persona u vranë në jugperëndim të Turqisë të dielën kur një helikopter i ambulancës u përplas me një spitalin dhe u rrëzua në tokë.
Helikopteri po ngrihej nga Spitali i Muglas, me dy pilotë, një mjek dhe një punonjës tjetër mjekësor, tha Ministria e Shëndetësisë në një deklaratë.
Guvernatori rajonal i Muglas, Idris Akbiyik, u tha gazetarëve se helikopteri fillimisht goditi katin e katërt të ndërtesës së spitalit përpara se të përplasej në tokë. Askush brenda ndërtesës apo në tokë nuk u lëndua.
Shkaku i aksidentit të ndodhur gjatë mjegullës së dendur po hetohet.
Pamjet nga vendi treguan mbeturinat nga përplasja të shpërndara përreth zonës jashtë ndërtesës së spitalit, me disa ambulanca dhe ekipe të urgjencës në vendngjarje.