Një i moshuar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në oborrin e banesës.
Ngjarja është regjistruar në fshatin Vërdovë të Pogradecit.
Sipas informacioneve të para, i moshuari është gjetur nga familjarët, të cilët kanë reaguar menjëherë dhe kanë lajmëruar policinë.
Uniformat blu kanë mbërritur në vendngjarje dhe janë duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj tragjedie. Policia po kryen hetime për të kuptuar shkaqet e mundshme që çuan në këtë akt të rëndë.