Monza ia bie ngushtë Juventusit, torinezët ngushtojnë hendekun nga kreu


Juventusi ka marrë një fitore të rëndësishme ndaj modestëve të Monzas në transfertë 2-1 duke ngushtuar disi hendekun nga vallja e kreut sado që është shumë larg kreut që mbahet nga Atalanta.

Të tre golat e ndeshjes u sënuan në pjesën e parë ndërsa duhet thënë se torinezët nuk e patën aq të lehtë edhe pse përballë kishin ekipin që mbyll tabelën e renditjes.

Kur Seria A nuk ka arritur ende në mes të sezonit, Juventusi është 9 pikë larg Atalantas dhe ka konkurrencë të ashpër para në garën për titullin kampion apo një nga katër vendet e para që shkojnë në Ligën e Kampionëve.