Një ditë para protestës së opozitës, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka bërë një thirrje të fuqishme për pjesëmarrje, duke ftuar qytetarët të ngrihen në mosbindje civile.
Blushi theksoi se nesër, ora 17:00, Tirana do të jetë në duart e qytetarëve, duke e paraqitur këtë si një moment kyç për të shpëtuar vendin nga situata aktuale.
Në reagimin e tij, Blushi theksoi se asgjë nuk mund të ndalë misionin kombëtar të opozitës për të ndryshuar drejtimin e vendit.
Reagimi:
Nesër, ora 17:00, Tirana në duart e qytetarëve!
Fortifikimi me beton special i bunkerit në Surrel është frika në palcë e Edi Ramës, nga korrupsioni dhe krimet e përbindshme, nga fundi i shpejtë dhe i pashmangshëm.
Asgjë nuk e ndal misionin tonë kombëtar për të shpëtuar vendin!
Të gjithë në këmbë, në mosbindje civile!
Fitorja është më pranë se kurrë!