“Në Shqipëri vendosin shqiptarët” – Rama i përgjigjet TikTok-ut


Kryeministri Rama u është përgjigjur drejtuesve të TikTok-ut, të cilët kërkuan sqarime prejt tij pas vendimi për mbylljen e rrjetit social në Shqipëri për një vit.

Në një shënim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë shkruan se në Shqipëri vendosin shqiptarët dhe jo algoritmet e TikTok-ut.

Ai shton se vendimi për ta mbyllur rrjetin social në fjalë nuk është i nxituar dhe nuk ka lidhje me një ngjarje të caktuar por një vendim i këshilluar gjerësisht me komunitetet e prindërve në shkollat e gjithë Shqipërisë. Sipas kreut të qeverisë, ndalimi i TikTok-ut është kërkuar nga 90% e prindërve.

“Ndalimi i TikTokut për (të paktën) një vit në Shqipëri, nuk është një reagim i nxituar ndaj thjesht një ngjarjeje, por një vendim i këshilluar gjerësisht me komunitetet e prindërve në shkollat e gjithë Shqipërisë. TikToku nuk ka çfarë sqarimesh kërkon nga Shqipëria, sepse në Shqipëri vendosin shqiptarët jo pronarët e algoritmit të TikTokut. Ndërsa Shqipëria është shumë e vogël për t’i kërkuar TikTokut të mbrojë fëmijët dhe rininë nga humnerat e frikshme të algoritmit të tij, por uron që TikToku ta bëjë këtë për të mirën e të gjithë njerëzimit, përfshirë edhe Shqipërinë.

Të thuash se vrasja e nxënësit adoleshent s’ka lidhje me TikTokun, sepse konflikti nuk qenka gjeneruar nga Tik Toku do të thotë të mos kesh kuptuar as seriozitetin e kërcënimit që ajo plaftormë ka sjellë për fëmijët dhe rininë e kësaj kohe, as fillin e arsyetimit të vendimit tonë për të marrë përgjegjësinë e reagimit ndaj atij kërcënimi.

Fortlumturisht Shqipëria është një vend demokratik, ku kur mbi 90% e prindërve kërkojnë ndalimin e TikTokut dhe kur shumica dërmuese beson se shëndeti i fëmijëve tanë nuk mund t’i shërbejë platformës, po platforma duhet t’i shërbejë shëndetit të fëmijëve tanë, atëherë vendimi ynë nuk ka se si të jetë më i qartë: Ose vetë TikToku duhet t’i mbrojë fëmijët e Shqipërisë ose Shqipëria do t’i mbrojë fëmijët e vet nga TikToku.”

Në një reagim TikTok i kërkoi shpjegime qeverisë shqiptare për masën duke theksuar se dy adoleshentët e përshirë në sherrin ku 4-vjevçari Martin Cani u qëllua për vdekje nuk kishin llogari në rrjetin social.