Vendosni fjalën kyçe....

Vdekja e 68-vjeçarit në Vlorë, policia: Dyshohet se pësoi arret kardiak


Policia e Vlorës ka shpërndarë njoftim lidhur me vdekjen  e 68-vjeçarit që u gjet pa shenja jete në banesën e tij në lagjen “10 Korriku”.

Sipas bluve të qytetit bregdetar dyshohet se vdekja e tij ka qenë për shkaqe natyrale nga një sulm në zemër.

Viktima Bashkim Durmishi u gjet me shenja dhune në nofull për të cilat policia thotë se do presë ekzpertizën mjeko-ligjore.

Njoftimi

“Sot, rreth orës 19:02, në lagjen “10 Korriku”, Vlorë, është gjetur pa shenja jete në banesën e tij shtetasi B.D., 68 vjeç. Paraprakisht, dyshohet se 68-vjeçari ka pësuar arrest kardiak. Trupi i 68-vjeçarit do të transportohet në morg për ekspertizë mjekoligjore, për të përcaktuar saktësisht shkaqet e dëmtimit të konstatuar në fytyrë dhe të vdekjes. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.”