Një aksident është regjistruar këtë të hënë në rrugën nacionale Maqellarë – Peshkopi.
Një automjet ka dalë nga rruga në fshatin Melan, ku për pasojë tre persona kanë përfunduar në spitalin e Dibrës.
Dibër/Informacion paraprak
Rreth orës 09:40, në aksin rrugor Melan-Peshkopi, shtetasi Sh.H., 62 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin dhe automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë është lënduar jashtë rrezikut për jetën drejtuesi i mjetit dhe dy pasagjerë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqet e daljes së automjetit nga rruga.