Klevis Balliu tha se policia po dhunon qytetarët dhe përfaqësuesit e opozitës gjatë protestës në vend që të shkojë e të luftojë krimin e organizuar.
Ai denoncoi policinë, që duhet të ishte duke bërë detyrën për të garantuar të drejtën kushtetuese të qytetarëve për të protestuar.
“Policia në vend që të jetë te Hajrat e Bajrat vjen e dhunon qyterarët dhe deputetët e PD-së. Policia ta dijë mirë se e e drejta për të protestuar është e drejtë kushtetuese. Është njoftuar prej më shumë se një jave. Po protestojmë paqësisht ndërkohë që policia po ushtron dhunë. Është policia që dhunon qytetarët. Kërkon të shuajë zërin e qytetarëve. Ne po protestojmë krejt qetësisht. Policia është këtu për të garantuar të drejtën e protestuesve, që është një e drejtë kushtetuese.” – tha Balliu.