Kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi i bëri thirrje policisë që të respektojë Kushtetutën dhe ligjin e të mos bëhet vegël në duart e Edi Ramës.
Ai tha se krimi i organizuar ka kapur krerët e policisë dhe shfrytëzon djersën e policëve të ndershëm. Bardhi shtoi se PD-ja do rrisë pagat e policëve të ndershëm, duke qenë se synon seriozisht ta luftojë krimin e organizuar.
“90% e Policisë së Shtetit pengohen nga një pakicë që promovohen aty nga krimi i organizuar dhe shfrytëzojnë djersën e policëve të thjeshtë. Krimi nuk do që ne të protestojmë për rroga dinjitoze të policisë pasi ky është rrezik i vërtetë për krimin.” – tha Bardhi.
Ndërsa drejtuesi i PD-së për Qarkun e Tiranës Belind Këlliçi se përpjekja e policisë për të nxitur përplasje mes qytetarëve dhe protestuesve të opozitës dështoi ndërsa tha se rroga mesatare e policisë do bëhet 1200 euro nën qeverisjen e PD-së.
“Protestoni me ne që rroga juaj nesër të bëhet 1200 euro dhe jo sa kapelet e Plarent Ndrecës. Skenari i policisë për të përplasur opozitën me protestuesit dështoi më sukses.” – tha Këlliçi.