Vendosni fjalën kyçe....

Berisha i bashkohet protestës: Vuçiçi po dridhet, e njëjta gjë e pret Ramën, s’dorëzohemi deri në fund


Kreu i PD-së Berisha tha se mosbindja civile nuk do ndalet deri në arritjen e objektivit për qeveri teknike dhe zgjedhje të lira e të ndershme.

Pasi iu bashkua protestuesve në Rrugën e Elbasanit ai tha se demokratët janë në krye të detyrës dhe se fundi i Edi Ramës do jetë i njëjtë si ai i presidentti serb Vuçiç ku prej disa ditësh po zhvillohen protesta masive.

“Asgjë nuk i pengon demokratët për të realizuar objektivat e tyre. Sot, një nga ditët ë të veçanta të dhjetorit por sot është pësëri dita e demokratëve. Ja ku jemi në detyrë, në revoltë, në mosbindje ndaj narkodiktatorit. Kjy dimër premton të jetë i vështirë si për argatin e Tiranës ashtu edhe për padronin e Beogradit. Edhe në Beograd studentët po dridhin nga themelet diktatorin edhe në Tiranë diktator në të ardhmen nuk ka. Përshëndes ata qytetarë, demokratë e demokratë që jane mbedhur sot nga katër anët e vendit. Përshëndes qytetarët e Tiranës dhe i siguroj se kjo mosbindje civile është në interesin e qyterarëve të Tiranës dhe Shqipërisë. Nuk ndalemi pa arritur objektivat, qeveri teknike, zgjedhje të lira. Mosbindja civile është kodi i përmbysjes së diktatorëve. Protesta jonë ka pasur rezultate shumë të mira. Shihni si po bien të gjithë njëri pas tjetrit.” – tha Berisha,