Qindra makina janë bllokuar në bypassin e Murrizit, pjesë e Rrugës së Arbrit, për shkak të reshjeve të borës.
Pjesë e vargut të makinave të bllokuara është edhe një kortezh mortor që ishte nisur drejt Klosit, shkruan BW.
Për të mos e rënduar edhe më shumë gjendjen në rrugë, policia ka bllokuar të gjitha makinat që nisen drejt Tiranës në rrethrrotullimin e fshatit Fshat duke i detyruar shoferët të përdorin rrugën e vjetër Klos-Burrel-Milot.