Vendosni fjalën kyçe....

“Giro d’Italia”, Rama prezanton eventin që do të mbahet për herë të parë në Shqipëri


Kryeministri Edi Rama ka bërë një batutë gjatë prezantimit të ‘Giro d’Italia’ në Shqipëri, duke krahasuar këtë ngjarje me praninë e Cristiano Ronaldos, por me biçikletë.

Rama shprehu gëzimin e tij për faktin që Shqipëria ka arritur të fitojë të drejtën për të pritur nisjen e këtij turneu të madh, i cili do të transmetohet për 800 milionë teleshikues në të gjithë botën.

Edi Rama: E di që ka shumë vende që konkurrojnë për këtë nisje të garës dhe për këtë jam më i lumtur që kemi mundur shumë të tjerë që janë më të mëdhenj dhe më ta pasur.

Do tregojmë vendin tonë të mrekullueshëm për 800 milionë teleshikues nga e gjithë bota. Më vjen mirë që do fillojë këtu sepse biçikleta është mjeti i vetëm që unë di t’i jap dhe nuk bëj shaka. Jemi një Itali në anën tjetër të detit, ku të gjithë do përfshihen për këtë pritje të madhe.

Në fakt jam vërtet i lumtur se për 3 ditë do kemi kaq shumë kampionë që do jenë miq ne vendin tonë e për të cilët do të flitet nga bota por edhe për Shqipërinë e cila ka rritje të jashtëzakonshme vitet e fundit. E dimë mjaft mirë që në këtë ligë ka konkurrencë të pabesueshme, sepse konkurrojmë me vende qe janë të hapura prej shekujsh.

Ngjarje jo vetëm sportive por edhe ngjarje e madhe popullore ku të gjithë përfshihen. Kjo është hera e parë për ne, por shpresoj që jo e fundit. Është e sigurt që nuk do kërkojmë nisjen në 2026. Urbano Cairo, kreu i ECS nuk mundi të jetë këtu dhe unë e falenderoj, edhe pse jam me Juventusin dhe ai i Torinos.

Për ata që nuk e ndjekin çiklizmin, me këtë turne mund të them se është njësoj si të kishim këtu Cristiano Ronaldon, por me biçikletë.