Vendosni fjalën kyçe....

Moti i keq në Vlorë dhe Durrës, vështirësi në lundrim, vonesa tragetesh


Për shkak të përkeqësimit të kushteve të motit, mjetet e vogla lundruese në Vlorë janë të ndaluara të dalin në det, ndërsa autoritetet kërkojnë që të gjitha mjetet të sigurohen në porte dhe ekuipazhet të rrisin gatishmërinë.

Ndërkohë, anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht.

Erëra të forta dhe dallgë të larta kanë shkaktuar vështirësi në lundrim dhe kanë ndikuar në vonesa tragetesh në linjën Durrës-Bar. Situata ka prekur edhe sektorin e peshkimit, i cili ka pezulluar aktivitetin.

Në Fier, reshjet e shiut dhe erërat e forta kanë krijuar vështirësi në qarkullim, por nuk ka raporte për dëme të mëdha. Probleme janë evidentuar në energjinë elektrike në Frakull, dhe grupet e punës janë angazhuar për normalizimin e situatës.