Një person ka mbetur i plagosur në Shkodër. Një 22-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një 24-vjeçari.
I plagosuri është identifikuar si Arsen Beqiri dhe është dërguar në spital ku sipas policisë është jashtë rrezikut për jetën.
Plagosja ka ndodhur në lagjen “Skënderbeg” përballë spitalit.
“Rreth orës 21:55, shtetasi E. Sh., 22 vjeç, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin A. B., 24 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.