Rreth 1400 forca policia pritet të jenë në terren sot në protestën e thirrur nga Partia Demokratike.
Ashtu siç është lajmëruar më herët dhe ka ndodhur edhe në protestat e tjera të mosbindjes civile, deputetët dhe degët e PD-së në TIranë e rrethe do bllokojnë pesë pika kyçe të Tiranës.
Në protestë do marrë pjesë për herë të parë kreu i PD-së Sali Berisha, i cili u lirua nga arresti në shtëpi pas rreth një viti i izoluar.
Pikat që do bllokohen janë: Bashkia e Tiranës, Pallati me Shigjeta, Zogu i Zi, Ura te rruga e Elbasanit dhe sheshi Wilson. Këto pika pritet të jenë të bllokuara nga ora 17:00 deri në orën 20:00.