Kreu i PD-së Berisha akuzoi kryeministrin Rama si porositësin e dhunës ndaj nënkryetarit të Kuvendit Gjekmarkaj.
Ai tha se kriminelët me uniformë që dhunuan Gjekmarkajn do mbajnë përgjegjësi personale për dhunën bashkë me kryeministrin Rama dhe ministrin e Brëndshëm Hoxha.
“Kriminelët me uniformë kanë goditur nënkryetarin e kuvendit dhe nënkryetarin e PD, Agron Gjekmarkaj. Ky është një aktet kriminale i porositur direkt nga Edi Rama, i cili ndjek me tmerr protestën e opozitës dhe përzgjedh drejtues të saj për t’i targetuar. E siguroj Edi Ramën dhe Ervin me 3 mbiemra se do mbahen përgjegjës personal për dhunën fizike ndaj nënkryetarit të PD dhe nënkryetarit të Kuvendit, Agron Gjekmarkaj. Rama është një hakmarrës i verbër, i cili për pushtetin dhe interesat e tij nuk ndalet para asnjë krimi, por opozita do të qëndrojë dhe t’i tregojë vendin siç e meriton. Dënoj këtë aks të shëmtuar, këtë krim të vërtetë ndaj Agron Gjekmarkajt në mosbindje civile”, tha Berisha.