Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi: Rrëzimi i kërkesës për Komisionin Hetimor për Portin e Durrësit, dëshmi se projekti nuk i shërben qytetarëve


Kërkesa e Partisë Demokratike për krijimin e një Komisioni Hetimor për projektin e Portit të Durrësit është rrëzuar nga mazhoranca.

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, e ka cilësuar këtë refuzim si antikushtetues dhe si një dëshmi të qartë se ky projekt nuk shërben për interesat e qytetarëve, por për ato të Edi Ramës dhe klientëve të tij, si Belinda Balluku.

Reagimi i Bardhit:

Refuzimi i mazhorancës për hetim parlamentar për aferën e Portit të Durrësit nuk është thjesht antikushtetues, por është dëshmi e qartë se projekti nuk i shërben interesave të qytetarëve, por vetëm interesave të Edi Ramës, Belinda Ballukut dhe klientëve të tyre.

Një mazhorancë që ka bindjen se projekti është në interes të zhvillimit, pse ka frikë nga transparenca, pse ka frikë nga hetimi parlamentar, pse pengon ushtrimin nga opozita të të drejtës së saj për kontroll parlamentar?

Pengimi ka vetëm një qëllim: Të fsheh për pak kohë aferën korruptive të Portit të Durrësit, edhe pse ajo po del në sipërfaqe dita ditës.

E vërteta mund të pengohet të dalë plotësisht për pak kohë, siç u pengua për vite e vërteta për inceneratorët, por ajo nuk mund të pengohet përjetësisht. Përgjegjësit e kësaj afere do të mbajnë përgjegjësi të plotë, sado të përpiqen, që në kundërshtim me Kushtetutën dhe më votë politike, të refuzojnë hetimin parlamentar.