Vendosni fjalën kyçe....

Shtyhet përsëri seanca paraprake në GJKKO për Asllan Dogjanin


Shtyhet për të dytën here seanca paraprake ndaj deputetit demokrat, Asllan Dogjani.

Ky i fundit ka sjellë edhe në seancën e sotme raport mjekësor për gjendjen e tij, çka ka sjellë shtyrjen e seancës në GJKKO. Seanca u shty për më datën 10 janar 2025.

Deputeti akuzohet nga SPAK për “refuzim për deklarimin, mosdeklarimin, fshehje ose deklarim i rremë i pasurisë” në lidhje me një apartament rreth 100 metra katrorë. Dogjani kishte deklaruar se apartamenti ishte përfituar si rezultat i një këshillimi juridik.