Vendosni fjalën kyçe....

SPAK pranon propozimin e GJKKO, Beqaj, Rrapaj e Rrjepaj akuzohen si krijues të grupit kriminal


GJKKO propozoi pak më parë rikualifikimin e akuzës për ish ministrin Ilir Beqaj.

Prokuroria e Posaçme ka pranuar sugjerimin e gjykatës.

“Ne pranojmë të ngrëmë akuzat siç i sugjeron gjykata. Pavarësisht se mendojmë që akuzat e ngritura prej nesh ishin të drejta”, u shprehën prokurorit e posaçëm.
Seanca e radhës për “Sterilizimin” është caktuar 9 janari sepse iu dha kohe te pandehurve te paraqesin konkluzionet për akuzat e reja.

Beqaj, Rrapaj e Rrjepaj akuzohen tashme si krijues të grupit kriminal, raporton per BW gazetarja Klodiana Lala.