Vendosni fjalën kyçe....

Basha pas vendimit të Kushtetueses: S’dorëzohemi përballë paktit Rama-Berisha


Kreu i Demokratëve Euroatlantikë Lulzim Basha sulmoi Gjykatën Kushtetuese pasi kjo e fundit rrëzoi ankimimin e partive të vogla kundër Kodit Zgjedhor të miratuar nga pakti PS-PD.

Ai shkruan se gjykata nuk u ngrit dot në lartësinë e ligjit themeltar të shtetit dhe vullnetit të shqiptarëve. Basha shton se arritja drejt lirisë e barazizë do kërkojë përpjekje e sakrifica po nuk është e pamundur.

Ai e mbll shënimin me zotimin se nuk do dorëzohet përballë padrejtësive nga pazari Ram-Berisha.

“Gjykata Kushtetuese, edhe sot, tregoi se nuk mund të ngrihet në lartësinë që ia dikton ligji themeltar i shtetit dhe vullneti masiv i shqiptarëve, të cilët kërkojnë ndryshim dhe jo nënshtrim. Një institucion i mbërthyer nga ankthi për ruajtjen e karrigeve të veta nuk mund të ketë as pavarësinë, as kthjelltësinë për të marrë një vendim në interes të qytetarëve. Historia na mëson se çdo arritje drejt lirisë, barazisë dhe të drejtave ka ardhur përmes përpjekjeve të vazhdueshme dhe bashkimit të njerëzve. Edhe pse rruga është e vështirë dhe e mbushur me pengesa, ajo nuk është e pamundur. Ne nuk do të dorëzohemi përballë këtyre padrejtësive, që burojnë nga pazari Rama-Berisha për të pamundësuar të drejtën e shqiptarëve për të zgjedhur me votë deputetët e tyre. Shqiptarët tani kanë edhe një arsye më shumë për të refuzuar këtë pazar me votë e tyre më 11 maj. Shqipëria meriton më shumë!” – shkruan Basha.