Vendosni fjalën kyçe....

Ish-grupet rebele siriane do shkrihen, do përfshihen nën Ministrinë e Mbrojtjes


Udhëheqësi i Sirisë Ahmed al-Sharaa arriti një marrëveshje të martën me ish-shefat e grupeve rebele për të shpërndarë të gjitha grupet dhe për t’i përfshirë ato nën Ministrinë e Mbrojtjes, sipas një deklarate nga administrata e re.

Kryeministri Mohammed al-Bashir kishte thënë javën e kaluar se ministria do ristrukturohej duke përdorur ish-grupe rebele dhe oficerët që u larguan nga ushtria e Bashar al-Asad.

Sharaa do përballet me detyrën e frikshme të përpjekjes për të shmangur përplasjet midis grupeve të panumërta.

Sundimtarët e rinj të vendit emëruan Murhaf Abu Qasra, një figurë udhëheqëse në kryengritjen që rrëzoi Bashar al-Asad, si ministër të Mbrojtjes në qeverinë e përkohshme.

Pakicat historike etnike dhe fetare të Sirisë përfshijnë kurdët myslimanë dhe shiitët – të cilët kishin frikë gjatë luftës civile se çdo sundim i ardhshëm sunit do rrezikonte mënyrën e tyre të jetesës – si dhe të krishterët ortodoksë sirianë, grekë dhe armenë dhe komunitetin druze.

Sharaa u ka thënë zyrtarëve perëndimorë që e kanë vizituar se grupi Hayat Tahrir al-Sham (HTS) që ai drejton, nuk do kërkojë hakmarrje kundër regjimit të mëparshëm dhe as nuk do shtypë ndonjë pakicë fetare.

Rebelët sirianë morën kontrollin e Damaskut më 8 dhjetor, duke e detyruar Assadin të ikte pas më shumë se 13 vitesh luftë civile dhe duke i dhënë fund sundimit prej dekadash të familjes së tij.