Antidroga e Tiranës e ka arrestuar Kristian Buçin brenda parkingut në QSUT ditën e sotme. Ndaj tij kishin nisur hetimet prej 4 muajsh pasi dyshohet për shpërndarje të sasive të mëdha të kokainës.
Policia ka finalizuar operacionin ‘Interruption’, ku bëhet me dije se gjatë kontrolleve në automjetin e 22 vjeçarit, në rrugën “Kongresi i Manastirit”, dhe më pas në banesën e tij, janë gjetur në total rreth 900 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë dhe një sasi municioni luftarak.