Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthim në fabrikën e eksplozivëve në Turqi, 11 viktima


Njëmbëdhjetë persona u vranë në një shpërthim në një fabrikë eksplozivi dhe municioni në fshatin Kavakli në provincën Balikesir në veriperëndim të Turqisë të martën, sipas ministrit të Brendshëm të vendit Ali Yerlikaya, i cili tha se një hetim kishte nisur.

Autoritetet lokale përjashtuan mundësinë e sabotimit, raportoi CNN. Shtatë të tjerë u plagosën nga shpërthimi, i cili shkaktoi edhe shembjen e një ndërtese.

Ministri turk i Drejtësisë Yilmaz Tunc tha në X se një komitet ekspertësh, duke përfshirë inxhinierë kimikë, mekanikë, të sigurissë në punë dhe gjeofizikë, ishte caktuar për të përcaktuar shkakun e shpërthimit.