Rruga për në Theth ende e bllokuar, borëpastrueset përpiqen të hapin aksin
Zona e Thethit është izoluar për shkak të reshjeve të borës nga Qafa e Thorës deri në Theth. Trashësia e borës ka arritur deri në 50 cm ndërsa lëvizja është e mundur vetëm me mjete të larta ndërsa mjetet e zakonshme e kanë të pamundur.
Borëpastrueset kanë arritur të pastrojnë rrugën nga Boga deri afër Qafës së Thorës ndërsa vijojnë punën për të hapur edhe pjesën tjetër, shkruan Shqiptarja.