Paneli për Ankesat Zgjedhore (PZAP) në Kosovë ka miratuar ankesën e partisë “Lista Serbe” në lidhje me moscertifikimin nga KQZ-ja për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.
Në vendim thuhet se njoftimi i KQZ-së është anuluar me arsyetimin se Lista Serbe ka dorëzuar dokumentacionin në përputhje me ligjin për zgjedhjet e përgjithshme dhe rregullat shoqëruese të KQZ- së. Gjithashtu thuhet se me votimin që është bërë në KQZ nuk është nxjerrë asnjë vendim.
Më tej njoftimi thekson se vendimi i KQZ-së është në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi dhe KQZ-ja urdhërohet që ta zbatojë vendimin e PZAP-së.
KQZ-ja në fillim të kësaj jave nuk e certifikoi Listën Serbe për pjesmarrje në zgjedhje.
Shkak për vendimin e KQZ-së janë bërë thirrjet nacionaliste të kryetarit të Listës Serbe në Kosovë, Zlatan Elek, gjatë prezantimit të listës zgjedhore.