Vendosni fjalën kyçe....

Banorët e Roskovecit protestë kundër TEC-it: S’do e lejojmë, me tokën mbajmë familjet


Banorët e fshatrave Suk 1 e Suk 2 kanë protestuar kundër ndërtimit të termocentralit në Roskovec.

Ata kanë deklaruar se protestat e tyre nuk do ndalen deri në bllokimin e projektit. Sipas banorëve, ndërtimi i termocentralit do u shkatërrojë tokën bujqësore që është veprimtaria e tyre e vetme me të cilat mbajnë familjen.

Protestuesit u mblodhën në vendin ku është parashikuar të ndërtohet TEC-i dhe u vunë flakën gomave. Pak ditë më parë banorët i kanë dërguar një peticion Parlamentit Evropian duke i kërkuar të ndërhyjë për të ndalur projektin, shkruan Syri.

Në seancën e fundit në Kuvend, deputeti i PD-së Bardhi i kërkoi ministres së Energjisë Balluku që të shkojë te banorët dhe të dëgjojë shqetësimet e tyre për TEC-in ndërsa e akuzoi atë se e kishte miratuar VKM-në fshehurazi.