Avokati Idajet Beqiri pohoi mbrëmjen e sotme se ka gati një tjetër kallëzi penal për kreun e PD-së Berisha, kësaj here duke e akuzuar atë për falsifikimin e datëlindjes.
Në një intervistë për Report Tv, ai tha se e ka bërë gati dosjen duke e akuzuar ish-kryeministrin për deklarim të rremë në KQZ.
“Kam gati kallëzimin penal kundër Berishës për falsifikimin e rëndë që ka bërë me ditëlindjen e tij duke futur në krim edhe Drejtorinë e Përgjithshme të gjendjes civile, përgjegjësin e gjendjes civile të rajonit 2 dhe 3 punonjës të tjerë. I ka futur në krimin e ashpër të detyrës dhe falsifikim të dokumentit zyrtar. Ka falsifikuar datën e lindjes dhe ka bërë deklarim të rreme përpara KQZ. Edhe kjo vepër që parashikon dënimin deri në 3 vjet burg. Duhet të qërohet nga politikave vetëm për këtë falsifikim të rëndë që ka bërë”, tha Beqiri.