Një 70-vjeçar në Mat ka gjetur vdekjen pasi është përplasur nga një makinë.
Aksidenti ka ndodhur në fshatin Urakë ku 40-vjeçari me iniciale G.Gj. dyshohet se ka humbur kontrollin e makinës duke përplasur këmbësori që ka gjetur vdekjen.
Shoferi është shoqëruar në polici për t’u pyetur mbi rrethanat e aksidentit.
“Rreth orës 17:45, në fshatin Urakë, shtetasi G.Gj , 40 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit të tij dhe ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin Q.N., rreth 70 vjeç, i cili si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë në spital. Drejtuesi i automjetit, shtetasi G.Gj., u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.” – thuhet në njoftimin e policisë.