Një person i pajetë është gjetur në shkallët e pallatit të sportit, në lagjen “18 Shtatori”, në Gjirokastër.
Viktima është identifikuar si Adem Lika, ndërsa dyshohet se ka humbur jetën nga shkaqe natyrale.
Njoftimi i policisë:
Më datë 26.12.2024, rreth orës 07:30, në shkallët e pallatit të sportit, në lagjen “18 Shtatori”, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi A. L., 62 vjeç.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën nga shkaqe natyrale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.