“Jam denconuar me letër anonime nga Nesti Angoni që nuk ekziston, opozita kulturë linçuese. Prapë do iu mundim” – Veliaj


Kryebashkiaku i Tiranës ka sqaruar në këshillin bashkiak arsyen e thirrje së tij në SPAK, ku dëshmoi për disa orë, ndërsa u shpreh i bindur në fitoren në zgjedhjet e 11 majit 2025.

Teksa këshilltarët e opozitës po përpiqeshin ta ndërprisnin, Veliaj tha se ishte kallëzuar në SPAK nga një person që nuk ekziston me gjeneralitetet Nesti Angoni, ndërsa akuzoi opozitën për kulturë linçuese dhe evokimin e letrave anonime të kohës së diktaturës.

Ai ironizoi krerët e opozitës Berisha e Meta teksa tha se nuk e thërret SPAK-un, SKAP kur nuk i intereson por do bashkëpunojë sa herë t’i kërkohet.

“Jam denoncuar në mënyrë anonime nga një person që quhet Nensi Angoni, një person që nuk ekziston. Për të na kthyer mallin e letrave anonime, kulturën linçuese që qëndron pas kësaj gjëje. Është një person që nuk ekziston. Të gjithë e dimë kë përfaqësn ky emër dhe çfarë culture linçuese përfaqësuese. Duke qenë se kryebashkiaku ka në zotërim gjithë Regjistrin Civil dhe mund të vërtetojë se personi nuk ekzistron, sërish kam qenë bashkëpunues. E dimë të gjithë vendin ku jetoj unë dhe familja ime, ku qëndroj. Unë nuk i përksa asaj race politikanësh që i thotë SPAK-ut SKAP kur nuk  i intereson dhe SPAK kur i intereson. Nuk kam bërë letra anonime dhe as protesta. As nuk i them SPAK-ut plaç. Këtu do jemi në maj, prapë do iu mundim me gjithë letra anonime. Këtu jemi dhe do e shikoni.” – tha Veliaj.

Paraditen e sotme kryebashiaku Veliaj shkoi në SPAK ku dëshmoi për rreth pesë orë. Pas daljes ai u tha gazetarëve se do e sqaronte në mbledhjen e Këshillit Bashkiak arsyen e thirrje së tij.