Vendosni fjalën kyçe....

Meta mesazh nga qelia: Braktisja e bujqësisë, arsimit dhe shëndetësisë nxitje për shpopullim


Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka shpërndarë një mesazh për qytetarët përmes rrjetit social Facebook, ku akuzon Qeverinë e Shqipërisë për shkurtimin e fondeve në tre sektorët kryesorë të vendit: bujqësinë, arsimin dhe shëndetësinë.

Meta thekson se ky veprim është një tregues i politikave që, sipas tij, synojnë shpopullimin e vendit dhe përkeqësimin e kushteve të jetesës për qytetarët.

Meta ka kritikuar ashpër vendimin e fundit të Qeverisë për të ulur fondet buxhetore për arsimin me 700 milion lekë, për shëndetësinë me 2.6 miliard lekë dhe për bujqësinë me 800 milion lekë.

Ai ka theksuar se kjo politikë do të ketë pasoja negative për qindra mijëra mësues, mjekë, infermierë dhe fermerë, të cilët po përballen me kushte gjithnjë e më të vështira pune.

Kreu i Partisë së Lirisë ka kritikuar qeverinë për mungesën e fondeve për arsimin, ndërkohë që nevojat për rritjen e pagave dhe ndërtimin e shkollave dhe kopshteve janë urgjente.

Po ashtu, ai ka përmendur pasigurinë e institucioneve arsimore dhe cilësinë e ulët të arsimit në Shqipëri, ku vendi renditet ndër të fundit në botë.

Po ashtu, Meta ka akuzuar Qeverinë për shkurtimin e fondeve për shëndetësinë, duke theksuar premtimet për “shëndetësinë falas” dhe gjendjen e vështirë të spitaleve, mungesën e ilaçeve dhe skandaleve të continua për trajtimin e pacientëve.

Sa i përket bujqësisë, Meta thekson se ulja e fondeve do të çojë në përkeqësimin e gjendjes për fermerët, të cilët po përballen me falimentime dhe largime të shumta nga Shqipëria. Ai e sheh këtë si një tjetër nxitje për shpopullimin e vendit.

Vendimi më i fundit i Qeverisë për të shkurtuar fondet buxhetore për Arsimin me 700 milion lekë, për Shëndetësinë me 2.6 miliard lekë dhe për Bujqësinë me 800 milion lekë është tregues i vijimit të moskujdesit dhe braktisjes së tre sektorëve jetikë socialë, me pasoja të drejtpërdrejta negative për qindra mijëra mësues, mjekë, infermierë e stafe mbështetëse, si dhe fermerë.

Të lesh Arsimin pa fonde shtesë, kur nevoja për rritjen e pagave, për ndërtimin e shkollave, kopshteve dhe çerdheve të reja, si edhe domosdoshmëria për rritjen e sigurisë së institucioneve arsimore është urgjente provon papërgjegjshmërinë totale politike të Narkoqeverisë së Edi Ramës. Mungesa e fondeve do të thellojë akoma më shumë rezultatet negative të Shqipërisë, që renditet e fundit në botë për cilësinë e Arsimit.

Të shkurtosh fondet e Shëndetësisë pasi ke premtuar “shëndetësinë falas” do të thotë të braktisësh stafin mjekësor, të thellosh mungesën e ilaçeve dhe investimeve në spitale, në një kohë kur skandalet e mostrajtimit dinjitoz të pacientëve thellohen dhe shpërthejnë çdo ditë, si skandali i Onkologjikut, i sëmundjeve kronike e plot të tjera.

Të ulësh fondet për Bujqësinë, këtij sektori jetik për ekonominë kombëtare dhe punësimin, në kushtet kur fermerët po falimentojnë, po hedhin në kanal prodhimet e tyre dhe po detyrohen të largohen nga Shqipëria, do të thotë ta çosh këtë sektor përfundimisht drejt kapitullimit.
Braktisja e këtyre tre sektorë është një nxitje tjetër e shpopullimit, kësaj axhende antikombëtare të projektuar prej kohësh.

NarkoQeveria e Edi Ramës është e qartë në qëllimin e saj, duke ulur fondet për sektorët vitalë të ekonomisë dhe social, ka rritur fondet e ministrive të Energjitikës, së Brendshme dhe Turizmit, pra praktikisht ka rritur fondet për sektorët e tenderave për të vjedhur taksat e shqiptarëve.

Pesë Prioritetet e Partisë së Lirisë për 4 milion shqiptarë plus që ndalin shpopullimin dhe kthejnë Shqipërinë në fuqi eksportuese janë e vetmja rrugë për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe social të vendit, për mbështetjen e familjeve, si dhe për rritjen e mirëqenies të qytetarëve, në veçanti për pensionistët dhe shtresat në nevojë.”