Vendosni fjalën kyçe....

Përplasje në Siri, besnikët e Asadit vrasin 14 ushtarë të ministrisë së brendshme


Autoritetet e reja të udhëhequra nga rebelët në Siri thonë se mbështetësit e presidentit të rrëzuar Bashar al-Assad kanë vrarë 14 ushtarë të ministrisë së brendshme në një “pritë” në perëndim të vendit.

Sipas autoriteteve, 10 ushtarë të tjerë janë plagosur në përleshjet e së martës pranë portit mesdhetar të Tartous, një bastion i sektit mysliman alavit të Asadit.

Raportet thonë se forcat e sigurisë u vunë në pritë teksa po përpiqeshin të arrestonin një ish-oficer lidhur me rolin e tij në burgun e famshëm Saydnaya, afër kryeqytetit Damask.

Pak më shumë se dy javë më parë, presidenca e Asadit ra në duar të forcave rebele të udhëhequra nga fraksioni islamik Hayat Tahrir al-Sham (HTS)./BBC